Lidhje

Plani për paqen në Lindjen e Mesme do të paraqitet pas Ramazanit


Jared Kushner, këshilltar i lartë i Presidentit Trump, duke folur në samitin TIME 100, Nju Jork, 23 prill 2019
Jared Kushner, këshilltar i lartë i Presidentit Trump, duke folur në samitin TIME 100, Nju Jork, 23 prill 2019

Shtëpia e Bardhë pritet të bëjë të ditur planin e saj për paqen në Lindjen e Mesme gjatë muajve në vazhdim.

Këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner, tha sot se plani do të paraqitet pas muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, i cili këtë vit përmbyllet më 4 qershor.

Duke folur në një konferencë të sponsorizuar nga revista "Time", zoti Kushner tha se fillimisht plani ishte përcaktuar të paraqitej më herët këtë vit, por u shty për shkak të organizimit të zgjedhjeve në Izrael.

Zoti Kushner, i cili është njëkohësisht edhe dhëndër i Presidentit Donald Trump, nuk diskutoi detaje të mëtejshme të këtij plani dhe nuk u prononcua nëse do të pranohej një zgjidhje e dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës.

Propozimi për paqen ka qenë duke u përpunuar për gati dy vite dhe procesi është pritur me skepticizëm në Kongresin amerikan dhe në kryeqytete të tjera të botës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG