Lidhje

Fushatë për planifikimin familjar në vendet e varfra


Synimet e fushatës janë ambicioze, por sfidat për këto shërbime shkojnë përtej vënies në dispozicion të kontraceptivëve

Përfaqësuesit e fushatave ndërkombëtare të shëndetit kanë ndërmarrë një fushatë të re që ka si synim dhënien e këshillave për kontraceptivë për gratë në vendet më të varfra të botës. Një konferenca për fillimi e kësaj fushate u organizua së fundmi nga Departamenti britanik për Zhvillim Ndërkombëtar si edhe fondacioni Bill dhe Melinda Gates. Por cilat janë disa nga sfidat e pritshme në këtë drejtim?

Një klinikë shëndetësore në një rrugë të Londrës u jep banorëve ato që kanë nevojë për planifikim familjar.

Ata mund të marrin kontraceptivë dhe këshilla nga një punonjëse shëndetësie, të ofruara falas nga Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Britanisë.

Sharna Reeves thotë se kjo e bën jetën e saj shumë më të lehtë.

“Është shumë mirë për mua që mund të kem një klinikë ku mund të shkoj kur të dua. Mund të marr të gjitha këshillimet që më duhen menjëherë dhe kurën që më duhet. Është një vend ku plotëson të gjitha nevojat me një ndalesë”.

Por infermierja Alison White thotë se këshillimet për jetën seksuale nuk janë gjithmonë diçka e lehtë për një qytet kosmopolitan si Londra.

“Duhet të sigurohemi që po plotësojmë nevojat e popullsisë lokale. Pra duhet të kemi parasysh që në disa kultura nuk flitet hapur për çështje të lidhura me jetën seksuale dhe që nuk vijnë të përfitojnë nga këto shërbime. Pra mund të na duhet që të shkojmë ne tek ato, apo të gjejmë mënyra të reja për t’i ndihmuar”.

Kur shërbimet kontraceptive janë të vështira për t’u ofruar në Londër, mund të jetë edhe më e vështirë që të arrijnë gratë në vendet më të varfra të botës.

Por me vdekshmërinë e lartë të nënave dhe foshnjave, këto janë edhe vendet që kanë më shumë nevoja, sipas një fushate të re që ka filluar në Britani.

Drejtuesit e kësaj fushate synojnë që të ndihmojnë 120 milionë nfra me planifikim familjar në tetë vitet e ardhshme.

Gary Darmstadt i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates thotë se ky objektiv duhet të jetë në themel të programit global.

“Deri në vitin 2020, mund të shpëtojmë jetën e 220 mijë grave; mund të parandalojmë vdekjen e 3 milionë foshnjave; mund të parandalojmë 50 milionë aborte dhe rreth 100 milionë shtatzani të padëshiruara. Kjo ka shumë rëndësi për shëndetin”.

Fondacioni Gates thotë se rreth 60 milionë shtatzani të padëshiruara ndodhin në vendet në zhvillim çdo vit. Planifikimi familjar do t’u jepte grave më shumë kontroll në jetën e tyre.

Por Rajat Khosla i Amnesty International paralajmëron se sigurimi i kontraceptivëve është vetëm gjysma e betejës.

“Mbushja e tregut me artikujt e nevojshëm nuk do të na sjellë rezultatet që duam përsa i takon nevojave të planifikimit familjar. Ajo që duhet të realizojmë është fuqizimi i grave që të jenë në gjendje të bëjnë zgjedhjen për shëndetin e tyre seksual dhe riprodhues”.

Ai thotë se shërbimet e kontraceptivëve janë të rëndësishme për shëndetin e gruas dhe fëmijës, thotë ai.

Por do të jetë më e vështirë që të garantohet qasja e të gjitha grave tek këto shërbime.
XS
SM
MD
LG