Të afërmit e rreth 100 personave që u vranë nga rrëzimi i avionit ku ndodhej Presidenti i Polinisë Leh Kazinski mbërritën në Rusinë Perëndimore, për identifikimin e trupave të të dashurve të tyre. Avioni me Presidentin dhe grupin e zyrtarëve që e shoqëronin atë, oficerë të ushtrisë polake dhe udhëheqës të opozitës, u rrëzua të shtunën në periferi të qytetit rus Smolensk, ndërsa përpiqej të ulej në kushtet e mjegullës së dendur. Të gjithë personat në bordin e avionit u vranë. Autoritetet ruse thanë se puna e vështirë për identifikimin e trupave mund të marrë disa ditë dhe në disa raste do të duhet të bëhen analizat gjenetike. Identifikimi i trupave filloi sot, ndërsa Polonia ka filluar një javë zie kombëtare. Edhe Rusia, ashtu sikurse Bashkimi Evropian, e shpallën ditën e sotme ditë zie kombëtare. Hetuesit rusë thonë se nuk kanë gjetur fakte për mundësinë e problemeve teknike në avionin rus TU-154. Televizioni rus tha se grupi hetimor po e studjon aksidentin mbi pistën e gabimit të pilotit.
Polonia ka filluar një javë zie kombëtare