Lidhje

Vazhdon polemika politike në Tiranë


Forcat politike vazhdojnë polemikat në Tiranë mbi zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.

Partia Demokratike e opozitës vijoi sot protestën për të 85-ën ditë në tendën midis selive të qeverisë dhe parlamentit, duke kërkuar një qeverie teknike dhe zgjedhje të lira.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, falenderoi protestuesit e djeshëm në kryeqytet, duke theksuar se vendi nuk do të ketë zgjedhje fasadë, pa popullin dhe pa opozitën.

Zoti Basha pohoi edhe një herë qëndrimin e Partisë Demokratike për të mos marrë pjesë në garën zgjedhore, të zhvilluara nga republika e drogës dhe e krimit.

Ai tha se vendi ka nevojë për zgjedhje të lira e të drejta, me votën e lirë të qytetarëve shqiptarë, për të zëvendësuar një kupolë politike të korruptuar.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste dhe parti të tjera pranë saj kanë nisur fushatën zgjedhore, me premtime për reforma dhe mirëqeverisje. Ato po shprehin keqardhjen për mospjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet, që po afrojnë.

Ndërsa nesër pritet të vizitojë Tiranën, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, për të biseduar me zyrtarë dhe politikanë kryesorë mbi zhvillimet politike dhe gjetjen e një zgjidhje lidhur me procesin zgjedhor të 18 qershorit.

Më herët, përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian kanë bërë thirrje që në Shqipëri të mos ndërmerren veprime, për të penguar qytetarët që të marrin pjesë në votime.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG