Lidhje

Shqipëri: Nis shqyrtimi i projekt-ligjit për vetingun në polici


Në Tiranë, nisi sot shqyrtimi i projekt-ligjit për vetingun në polici. Qeveria dhe opozita u përballën në komisionin parlamentar të sigurisë.

Partia Demokratike u shpreh skeptike se pastrimin e policisë nuk mund ta bëjnë po ata që e inkriminuan atë.

Tiranë: Nis shqyrtimi i projekt-ligjit për vetingun në polici
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:37 0:00

Komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare nisi sot shqyrtimin e projekt-ligjit mbi përzgjedhjen brenda radhëve të policisë, i ngjashëm në formë dhe qëllime me ligjet e vettingut në sistemin gjyqësor.

Ligji do të pastrojë policinë e shtetit dhe gardën kombëtare nga individët, që gjatë ushtrimit të detyrave janë përfshirë në afera kriminale dhe korruptive dhe që janë

Ministri i brendshëm Fatmir Xhafa, tha se shpresonte që “përmes një procesi të tillë duhet të kalojë edhe politika dhe gjithë pjesëmarrësit e saj”.

Ligji synon të rritë shkallën e besimit brenda vetë radhëve të policisë që përballet si skuadër me grupet kriminale dhe aktet terroriste.

Po ashtu do të rritet edhe besimi i vetë qytetarëve tek policia dhe shteti shqiptar.

Por përfaqësuesit e opozitës shprehën skepticizmin për realizimin konkret të këtij këtij procesi vettingu.

“Kjo nuk mund të bëhet nga po ata zyrtarë që kriminalizuan forcat e rendit, që mbushën vendin me drogë dhe bashkëpunuan me kultivuesit e drogave dhe ndanë fitimet me ta, duke hapur rrugët e kalimit” - tha deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ish ministër I brendshëm.

Sipas autorëve, projektligji synon rritjen e integritetit qytetar dhe profesional të forcave policor, si dhe rritjen e nivelit të sigurisë në vend.

Projektligji për vetingun në polici parashikon 6 hapa kryesorë: deklarata personale nga cdo punonjës deri te seancat dëgjimore me shpjegime para komisioneve të vlerësimit.

Në fund një pjesë do të konfirmohen në detyrë, një pjesë do të ritrajnohen dhe pjesa tjetër do të përjashthen nga radhët e policisë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG