Lidhje

Policia britanike teston qendrat olimpike për rreziqe të mundshme


Policia britanike teston qendrat olimpike për rreziqe të mundshme
Policia britanike teston qendrat olimpike për rreziqe të mundshme

Policia britanike filloi testimet e qendrave olimpike për rreziqe të mundshme ndaj sigurisë, përfshirë nacionalistët irlandezë dhe ata islamikë, një vit para se të zhvillohen lojrat olimpike më 27 korrik të vitit të ardhshëm.

Lojrat e Londrës verën e ardhshme parashikohet të shoqërohen me operacionin më të madh të sigurisë në historinë e Britanisë, madje ato do të zhvillohen nën nivelin e dytë më të lartë të sigurisë.

Britania përballet me një numër kërcënimesh të mundshme, dhe më kryesori vjen nga al-Kaida pas mbështetjes nga ky vend të operacioneve ushtarake amerikane në Afganistan dhe Irak, ndërsa nacionalistët islandezë përbëjnë një sfidë të ripërtërirë.

Lojrat Olimpike të Londrës përkojnë gjithashtu me 40 vjetorin e Lojrave Olimpike të Mynihut, ku 11 anëtarë të ekipit izraelit u vranë pasi u morën peng nga palestinezë të armatosur.

XS
SM
MD
LG