Lidhje

Policia dhe protestuesit përleshen në Greqi


Policia dhe protestuesit përleshen në Greqi
Policia dhe protestuesit përleshen në Greqi

Përleshjet shpërthyen sot mes policisë dhe protestuesve që u përpoqën të rrethonin ndërtesën e parlamentit grek. Policia përdori gaz lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Greqia po përballet me ditën e dytë të grevës së përgjithshme 48 orëshe në kundërshtim të një raundi të ri reformash kombëtare finaciare.

Përleshjet e reja sot ndodhin ndërsa deputetët po shqyrtojnë planin e kryeministrit Jorgo Papandreu për të rritur taksat, shkurtuar shpenzimet qeveritare dhe për të shitur asete shtetërore.

Konservatorja e opozitës Elsa Papadimitriou tha sot në parlament se do të largohet nga partia e saj dhe do të votojë për planin e qeverisë. Kjo do t’i shtonte shanset për miratimin e paketës.

Deputetët do të fillojnë sot votimin e masave shtrënguese financiare. Greqia duhet të miratojë planin deri nesër për të mënjanuar mos marrjen e huave ndërkombëtare. Shumë protestues mendojnë se plani i masave shtrënguese ekonomike rëndon më shumë tek pensionistët dhe punëtorët duke mënjanuar të pasurit.

XS
SM
MD
LG