Policia e Gjirokastrës tha se bllokoi rreth 350 kilogramë marihuanë që po transportohej me një automjet në një zonë rurale të këtij rrethi. Sipas policisë dy trafikantët i shpëtuan operacionit policor të ndihmuar nga terreni i vështirë. Lënda narkotike, nga hetimet paraprake, ishte blerë në fshatin Lazarat të Gjirokastrës dhe kishte si destinacion tregun e brendshëm. Policia tha se në operacion u përfshinë dhe forca të antidrogës nga Tepelena. Trafikantët në Jug të Shqipërisë po përdorin gjithnjë e më shumë mënyra të reja për transportimin e lëndëve narkotike.Krahas mjeteve të fuqishme motorike, detare dhe tokësore, trafikantët po përdorin edhe kafshët për të transportuar mariuanë. Para disa ditësh më parë policia e Sarandës bllokoi një person që po transportonte duke notuar drejt ishullit fqinj të Korfuzit rreth 20 kilogramë mariuanë.