Lidhje

Policia e Gjirokastrës: Bllokohen dhjetëra kilogramë bimë narkotike


Policia e Gjirokastrës: Bllokohen dhjetëra kilogramë bimë narkotike
Policia e Gjirokastrës: Bllokohen dhjetëra kilogramë bimë narkotike

Policia e Gjirokastrës tha sot se bllokoi disa dhjetëra kilogramë bimë narkotike në brezin kufitar të Shqipërisë me Greqinë. Sipas policisë kufitare të Gjirokastrës dy nga personat që transportonin lëndën narkotike janë arrestuar dhe një automjet u sekuestrua.

Policia tha se në transportimin e lëndës narkotike ishte përfshirë dhe një student i Universitetit të Gjirokastrës. Policia tha se përdori kamera termike për vëzhgimet gjatë natës dhe arriti të identifikonte katër korrierët e narkotikëve dy prej të cilëve edhe u arrestuan në afërsi të kufirit të Shqipërisë me Greqinë.

Sipas policisë së Gjirokastrës, dyshohet se lënda narkotike ishte marrë në fshatin Lazarat dhe kishte si destinacion tregun grek te narkotikëve.

Trafiku i narkotikëve vazhdon të mbetet forma më e përhapur kriminale në kufirin shqiptaro-grek. Policitë e të dy vendeve janë angazhuar kohët e fundit në kontrolle të forta përfshirë edhe hapësirën detare. Trafiku merr përmasa sidomos gjatë verës kur në brigjet shqiptare dhe greke mbërrijnë mijëra turistë perëndimorë.

XS
SM
MD
LG