Lidhje

Policia greke arreston 6 persona të dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike


Policia greke e Igumenicës tha se goditi një rrjet të organizuar të trafikut të lëndëve narkotike të përbërë nga shtetas shqiptarë dhe grekë. Policia tha se ka arrestuar gjashtë persona, ndërsa ka shpallur në kërkim një shtetas shqiptar. Rrjeti dyshohet për transportimin e të paktën gjysëm toni hashash. Ndërkaq policia shiptare arrestoi një shtetas grek në Pikën e Kakavijës tek transportonte drejt Greqisë disa kilogramë lëndë narkotike.

XS
SM
MD
LG