Lidhje

Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria nuk mbështesin Ukrainën drejt BE-së


Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria nuk mbështesin Ukrainën drejt BE-së
Polonia, Republika Çeke dhe Hungaria nuk mbështesin Ukrainën drejt BE-së

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Hungarisë thonë se nuk do të mbështesin përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, për sa kohë që Kievi mban në burg udhëheqësen e opozitës, ish-kryeministren e vendit Julia Timoshenko.

Në një takim sot në Pragë, udhëheqësit e tre vendeve të Evropës Qendrore thanë se burgosja e zonjës Timoshenko kishte vënë në pikëpyetje angazhimin e Ukrainës ndaj të drejtave të njeriut. Kryeministri çek Petr Necas, i cili e organizoi takimin, tha se udhëheqësit nuk mund të imagjinojnë ratifikimin e traktatit të BE me Ukrainën, ndërkohë që zonja Timoshenko është në burg.

Një gjykatë në Ukrainë e dënoi këtë javë Julia Timoshenkon me 7 vjet burgim për tejkalimin e kompetencave kur ishte kryeministre, dhe kishte nënshkruar një marrëveshje gazi me Rusinë, që kundërshtarët e saj e konsiderojnë si në interes të Moskës. Agjencia për sigurimin e shtetit në Ukrainë hapi dje një tjetër çështje penale kundër zonjës Timoshenko, nën akuzat për përvetësim fondesh.

XS
SM
MD
LG