Lidhje

Papa dënon abuzimet seksuale fëmijëve nga priftërinjtë katolikë në Kili


Papa Françesku kërkoi mëshirë për "dëmin e pariparueshëm" që u është bërë fëmijëve të abuzuar seksualisht nga priftërinjtë në Kili, një skandal që ka dëmtuar integritetin e kishës katolike dhe ka mjegulluar vizitën e parë të Papës në këtë vend.

"Është e drejtë të kërkosh falje dhe të bësh çdo përpjekje për të mbështetur viktimat, për të siguruar që gjëra të tilla të mos ndodhin më", i tha Papa Françesku presidentit të Kilit dhe personaliteteve të tjera gjatë një fjalim që mbajti martën në Santiago.

Papa i parë latino-amerikan Françesku, nuk e përmendi emrin e priftit pedofil më të famshëm të Kilit Fernando Karadima, i cili u dënua me "vetëndëshkim dhe lutje" të përjetshme për abuzime seksuale ndaj fëmijëve.

Viktimat e Karadimas i bënë publike akuzat e tyre në 2010 pasi vitesh ankimimi tek zyrtarët e kishës se ai kishte abuzuar me ta.

Por Papa nuk përmendi as emrin e kardinalit Francisco Javier Errázuriz Ossa, një këshilltar i lartë papal, i cili pranoi se ishte në dijeni të ankesave ndaj Karadimës, por nuk e largoi atë nga detyra.

Sipas profesorit të teologjisë në universitetin Villanova të Filadelfias Massimo Faggioli, është befasuese që Papa dhe enturazhi i tij nuk kuptojnë se duhet të bëjnë më shumë për këtë çështje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG