Lidhje

Papa Françesku bën një gjest unik


Papa Françesku ka larë dhe puthur këmbët e dy grave, dhe 10 burrave në një qendër burgimi në Romë gjatë ceremonisë së të Enjtes së Shenjtë.

Rituali i së Enjtes së Shenjtë i Papës, tradicionalisht ka qenë vetëm për burrat, pasi ata paraqesin 12 apostujt, të cilëve sipas Biblës, Jezusi u lau këmbët përpara Darkës së Funit, darka përpara kryqëzimit të tij.

Është hera e parë që një ceremoni e tillë zhvillohet në një burg në historinë e papatit. Papët paraardhës e kanë kryer këtë ritual në Bazilikën e shën Gjonit Lateran në Romë.

Papa Françesku u zgjodh në këtë post dy javë më parë. Ish kardinali argjentinas Jorge Bergoglio e mori emrin Françesk sipas Shën Françeskut të Assisit, një shenjtor që ndihmonte të varfërit.
XS
SM
MD
LG