Papa Françesku i parë mbajti sot një pritje për kardinalët, që e zgjodhën, duke i thënë Kolegjit të Kardinalëve që të mos bien në “pesimizëm”.
Papa 76 vjeçar u tha kardinalëve më të moshuar se ai, që u mblodhën sot në Vatikan për ta përshëndetur, se mosha është “ vendi i dijes në jetë” dhe duhet të transmetohet tek të rinjtë.
Përpara zyrtarizmit të tij si Papë të martën, Papa Françesku, i lindur në Argjentinë dhe Papa i parë në botë nga Amerika Latine, pritet të takohet me gazetarët të shtunën. Të dielën ai do të dalë në dritaren e apartamentit papal për të thënë lutjen Angelus përpara besimtarëve në sheshin e Shën Pjetrit.
Ndërkaq, Vatikani sot ka hedhur poshtë si “shpifje” akuzat se Papa i sapo zgjedhur, nuk bëri sa duhet për të kundërshtuar diktaturën ushtarake në Argjentinë në vitet 1976 – 1983.
Mes akuzave që janë ngritura ndaj Papës, që atë kohë quhej Jorge Mario Bergoglio dhe ishte drejtues i jeuzitëve në Argjentinë, është se ai nuk mbrojti dy priftërinjë jezuitë që u rrëmbyen e u torturuan nga junta.
Zëdhënësi i Vatikanit tha se akuzat janë pjesë e një fushate të majtë “kundër klerit” dhe duhen injoruar.