Lidhje

Papa Françesku përcjell mesazhin e shpresës për paqe


Papa Françesku përçoi të mërkurën për Krishtlindje një mesazh shprese dhe bëri thirrje për paqe në zonat me konflikte që nga Lindja e Mesme, kontinenti amerikan dhe Afrika.

Ati i Shenjtë tha se një numër vendesh në kontinentin amerikan “po përjetojnë kohëra të trazuara”, duke veçuar “popullin e dashur venezuelian”, siç u shpreh ai, duke shprehur shpresën që ata “të marrin ndihmën për të cilën kanë nevojë”.

Ai përmendi gjithashtu “Ukrainën e dashur, që është e etur për zgjidhje konkrete dhe paqe të qendrueshme”.

Papa u lut për popujt e Afrikës, përfshirë ata të Republikës Demokratike të Kongos, Burlina Fasos, Nigerit dhe Nigerisë, ku siç tha ai njerëzit janë “persekutuar për besimin e tyre fetar”.

Në fund të fjalimit ai kujtoi gjithashtu imigrantët për të cilët tha se janë detyruar nga padrejtësia “që të emigrojnë me shpresën për një jetë të sigurt”.

Ai shtoi se vuajtjet e tyre vazhdojnë kur përballen me keqtrajtim dhe tortura në “kampe ndalimi çnjerëzore” dhe me vdekjen, gjatë udhëtimit të rrezikshëm përmes detit dhe shkretëtirave.

Kur arrijnë në “vendet ku mund të kishin shpresuar të gjenin një jetë dinjitoze”, ata “e gjejnë veten përballë mureve të indiferencës”, tha Papa në mesazhin e tij të Krishtlindjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG