Lidhje

Papa Françesku në Lampeduzë


Papa shkoi sot në ishull për t’u lutur për imigrantët e humbur në det, ku hodhi një kurorë me lule

Papa Françesku shkoi sot në ishullin e vogël të Lampeduzës në Siçili, për t’u lutur për imigrantët e humbur në det, ku hodhi një kurorë me lule.

Lampeduza, një rrip ishulli prej 9 kilometrash, pa gjelbërim, është pjesa e Italisë më pranë Afrikës dhe ai shërben si porti nga ku hyjnë imigrantët afrikanë, të ardhur kontrabandë nga Libia, apo Tunizia.

Papa mbajti një meshë në fushën sportive të ishullit, ku falenderoi banorët që kanë mirëpritur për vite me radhë imigrantë nga Afrika. Vetë Papa i ka patur pindërit imigrantë nga Italia në Argjentinë dhe ai ka patur historikisht një lidhje të veçantë me imigrantët dhe refugjatët.

Kur ishte arkipeshkv i Buenos Ajresit, ai dënonoi shfrytëzimin e imigrantëve si një formë skllavërie dhe ata që nuk bëjnë asgjë për t’i ndihmuar ata i ka cilësuar si bashkëfajtorë përmes heshtjes së tyre.
XS
SM
MD
LG