Lidhje

Porti i Durrësit, hapur për qytetarët


Porti detar i Durrësit po organizon ditët e hapura në përpjekje për t'u afruar me komunitetin dhe për të treguar zhvillimin e vet në 100 vjetorin e pavarësisë së shtetit shqiptar. Qindra e mijëra qytetarë vizituan portin ditën e parë, ku morën pjesë në koncerte muzikore dhe spektakle sportive.

Si qendra më e madhe e transportit dhe ekonomisë shqiptare porti detar ngjalli kureshtjen e vizitorëve, sepse gjatë gjithë vitit ai mbrohet nga masa të shumta sigurie. Investimet nëpër terminale i kanë dhënë atij një pamje krejt të re. Në ditët e hapura të portit marrin pjesë edhe organizata kulturore që përpiqen të vlerësojnë dhe përhapin traditat shqiptare, dhe ky është një rast i mirë para mijëra vizitorëve vendas e të huaj.



Durrësi është qyteti i dytë më i madh i Shqipërisë, ndërsa nga pikëpamja ekononomike ai zë vend kryesor, sepse aty janë të gjitha qendrat më të mëdha të transportit detar, rrugor dhe hekurudhor. Në portin detar përpunohen çdo ditë mijëra tonelata shkëmbime tregtare me vendet e tjera, falë edhe pozicionit të favorshëm në detin Adriatik.
XS
SM
MD
LG