Lidhje

Zgjerohet Porti i Sarandës për anijet turistike

Në qytetin e Sarandës, në jug të Shqipërisë, po kryhen punimet e fundit në Portin detar për të pritur anijet e mëdha turistike. Disa mijëra vizitorë do të kenë mundësi të zbresin në tokë me përfundimin e një kalate të re të ketij porti. Më parë përpunimi i këtyre anijeve realizohej me varka të vogla në det të hapur. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Raimond Kola, njofton se sezoni turistik tashmë ka filluar, por me një ritëm të ulët krahasur me një vit më parë.
This item is part of
XS
SM
MD
LG