Lidhje

Portland, hidhet gaz lotsjellës; kryetari i bashkisë mes protestuesve


Kryetari i bashkisë Portland, Ted Wheeler
Kryetari i bashkisë Portland, Ted Wheeler

Agjentët federalë amerikanë qëlluan me gaz lotsjellës ndaj protestuesve të mbledhur para gjykatës federale në Portland, Oregon, në orët e vona të së mërkurës.

Kryetari Ted Wheeler ishte në mesin e atyre që qëndronin pranë një gardhi përpara gjykatës, kur agjentët hodhën gazin lotsjellës.

Protestuesit kanë demonstruar në Portland për 56 ditë rresht, duke protestuar kundër dhunës së policisë, pabarazisë racore dhe dislokimit së fundi të forcave federale në qytet.

Kryetari i bashkisë mbërriti në zonën e protestës më herët gjatë ditës dhe shprehu solidaritetin e tij me turmën, por prania e tij përgjithësisht u refuzua dhe shumë protestues bërtisnin kundër tij.

Tymi i gazit lotsjellës mbush qiellin e Portlandit
Tymi i gazit lotsjellës mbush qiellin e Portlandit

Kritikët kanë fajësuar zotin Wheeler për mungesën e kontrollit ndaj forcës policore të qytetit, e cila kërcënoi me përdorimin e forcës dhe gazit lotsjellës dhe me arrestime të mërkurën në mbrëmje, ndërsa policia e Portlandit e shpalli grumbullimin një trazirë. Të tjerë, përfshirë pronarët e bizneseve që kanë parë operacionet e tyre të ndërprera nga protestat thonë se zoti Wheeler nuk ka arritur ta vendosë situatën nën kontroll.

Po të mërkurën, prokurori i përgjithshëm i Oregonit ngriti një padi duke akuzuar agjentët federalë për arrestimin e protestuesve pa shkak dhe përdorimin e forcës së tepërt, akuza të cilat autoritetet federale i kanë kundërshtuar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG