Lidhje

Porto Riko goditet nga një tërmet i fuqishëm


Një tërmet i fuqishëm goditi Porto Rikon mëngjesin e së martës, pas një serie lëkundjesh që kanë tronditur këtë territor amerikan ditët e fundit. Tërmeti me magnitudë 6.4 e kishte epiqendrën në qytetin bregdetar jugor, Ponce, tha Qendra amerikane e Kërkimeve Gjeologjike.

Qendra e Paralajmërimeve për Tsunami në Oqeanin Paqësor dha menjëherë alarmin, duke bërë thirrje për shtimin e vigjilencës, por që u anulua më vonë.

Në të gjitha termocentralet u aktivizua sistemi vet-mbrojtës duke e lënë Porto Rikon pa energji elektrike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG