Lidhje

Mbyllen hetimet për deputetin Prenga


Prokuroria ngre 3 akuza për konfliktin e dhunshëm me familjen Çali për Lagunën e Patokut : Armëmbajtje pa leje, Plagosje e lehtë me dashje dhe Kanosje

Në Shqipëri prokuroria njoftoi sot përfundimin e hetimeve ndaj deputetit të Partisë socialiste Armando Prenga i cili disa muaj më parë u përfshi në një konflikt ku mbetën disa të plagosur

Deputeti Prenga akuzohet për “Armbajtje pa leje”, “Plagosje të lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, lidhur me ngjarjen e shtatorit të kaluar para Komisariatit të Kurbinit ku ai dhe të afërm të tij u konfliktuan me pjestarët e familjes Çali. Zanafilla e përplasjes kishte qenë një garë e fituar nga i vëllai i deputetit për administrimin e Lagunës së Patokut e cila në dhjetë vitet e fundit kishte qenë e administruar nga familja Çali. Kjo e fundit kishte denoncuar parregullsi në garë. Pak javë pas ngjarjes, Gjykata administrative i dha të drejtë familjes Çali duke anulluar tenderin.

Deputeti Prenga sipas akuzës ka goditur fillimisht me qytën e një revolveri Gjok Çalin, dhe më pas gjatë konfliktit mes dy familjeve ka qëlluar me armë, e cila sipas prokurorëve ishte pa leje. Ai rezulton gjithashtu të jetë dhe autori plagosjes në këmbë të një tjetër pjestari të familjes Çali. Pak javë më parë, Gjykata e Lartë, vendosi që deputeti Prenga të dilet nga qelitë duke urdhëruar arrestin shtëpiak për të.

XS
SM
MD
LG