Policia kineze mbushi sheshin Tiananmen të mërkurën në 25 vjetorin e shtypjes së përgjakshme të protestave të udhëhequra nga studentët.
Forcat e sigurisë kontrolluan leternjoftimet e kalimtarëve dhe penguin gazetarët të raportonin nga qendra.
Në atë që tashmë është bërë ritual i përvitshëm, Kina ka ndaluar apo vënë nën arrest shtëpiak dhjetëra aktivistë, gazetarë dhe avokatë para përvjetorit të ngjarjes.
Të martën, Shtetet e Bashkuara i kërkuan Pekinit të lironte kritikët ndaj qeverisë dhe të lejonin debatin public lidhur me incidentin në sheshin Tiananmen. Marie Harf është zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit.
“I kemi bërë thirrje qeverisë kineze të lirojnë të gjithë aktivistët, gazetarët dhe avokatët që janë ndaluar para 25 vjetorit. Kemi qënë shumë të qartë mbi këtë. Kina është një vend në rritje. Kemi folur mjaft rreth faktit se kjo nuk është një lojë pa të humbur dhe të fituar. Ndërsa ky vend rritet, është koha që Kina të ofrojë më shumë hapësirë për debate brenda vendit, pikërisht mbi këtë përvjetor.”
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtëme të Kinës i mbrojti ndalimet, duke thënë se Kina vetëm sa po dënon shkelësit e ligjit dhe jo kundërshtarët.
Qindra në mos mijëra humbën jetën me 3 dhe 4 qershor 1989, kur trupat kineze u turrën për të mposhtur demostratën që ishte përhapur në të gjithë vendin. Numri zyrtar i të vdekurve nuk dihet, ndërkohë që qeveria ka përdorur çdo mënyrë për të shlyer kujtesën kolektive të kinezëve mbi incidentin në Tiananmen.