Agjencitë ruse të lajmeve thonë se presidenti Vladimir Putin u ka kërkuar ligjvënësve rusë që të anulojnë të drejtën që u kanë dhënë forcave ruse për të ndërhyrë në Ukrainë. Njoftimet thonë se zoti Putin ia bëri kërkesën sot dhomës së sipërme të parlamentit.
Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar presidentit rus Vladimir Putin që të punojë nga afër me Kievin për zbatimin e planit të udhëheqësit ukrainas Petro Poroshenko për zbutjen e tensioneve politike, duke filluar me armëpushimin e deklaruar të premten.
Zoti Obama foli mbrëmë në telefon me zotin Putin. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti i kishte bërë thirrje zotin Putin që të ushtrojë trysni ndaj separatistëve pro-rusë që të respektojnë armëpushimin një javor dhe të mos lejojnë kalimin e armëve përgjatë kufirit rus për në Ukrainë.
Të hënën, një udhëheqës i separatistëve pro-rusë që luftojnë kundër trupave ukrainase në lindje të vendit tha se rebelët do të respektojnë marrëveshjen deri me 27 qershor, për të qënë në një linjë me armëpushimin e zotit Poroshenko.
Njoftimi vjen ndërkohë që rebelët sëbashku me të dërguarin special rus dhe negociatorët ukrainas po bisedojnë për t’i dhënë fund krizës në ish republikën sovjetike. Ish presidenti Leonid Kuchma përfaqësonte Ukrainën.
“Zgjidhëm një nga çështjet më kryesore që është ndalja e veprimeve ushtarake nga të dy anët. Nëse kjo respektohet nga të dyja palët, atëherë do të jetë i mundur fillimi i procesit për zgjidhje paqësore të konfliktit,' tha zoti Kuchma.
I dërguari rus në Ukrainë po ashtu mori pjesë në bisedimet në Donetsk sëbashku me një përfaqësues të OSBE-së. Zyrtarët thonë se këtë javë do të zhvillohen bisedime të tjera.
Dje, Bashkimi Evropian, kërcënoi me sanksione të tjera nëse Moska nuk do ta mbështeste nismën e zotit Poroshenko për paqen. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Frank Walter Steinmeier:
“Plani i paqes mund të jetë një pikë kthese për uljen e tensioneve. Kjo varet nga bashkëpunimi i palëve, dhe e kam fjalën tek roli i Rusisë. Presim që Rusia të bashkëpunojë si verbalisht por edhe me veprime.”
BE dhe SHBA deri tani janë përmbajtur për të vendosur sanksione të gjera ndaj ekonomisë ruse, duke zgjedhur sanksione specifike ndaj individëve dhe kompanive të veçanta pas ankesimit të Krimesë nga Rusia.
Kievi dhe Moska janë mbërthyer në një përballje të ashpër që nga muaji shkurt, kur protestuesit ukrainas e detyruan presidentin Viktor Yanukovych të mbështetur nga Rusia që të braktisë vendin pas disa muaj protestash anti-qeveritare në Kiev. Parlamenti rus votoi disa javë më vonë për aneksimin e Krimesë pavarësisht kundërshtimeve nga Kievi dhe disa qeveri perëndimore.