Lidhje

Takim i presidentëve të Ballkanit Perëndimor


Presidenti i Francës, Fraçois Hollande mori pjesë në këtë takim jozyrtar në Brdo Pri Kranju të Sllovenisë

Presidenti i Francës, Fraçois Hollande mori pjesë sot në një takim jozyrtar të presidentëve të Ballkanit Perëndimor në Brdo Pri Kranju të Sllovenisë.

Në takimin e organizuar me nismën e presidentëve të Sllovenisë dhe Kroacisë, u diskutua mbi ritmet e zgjerimit të Bashkimit Evropian në të ardhmen si dhe mbi bashkëpunimin në rajon.

Merrnin pjesë edhe presidentët e Shqipërisë, Kosovës, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Takimi shënon në mënyrë simbolike fillimin e një nisme nga ana e Sllovenisë dhe Kroacisë për të ndihmuar vendet e rajonit në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG