Kryeministri Edi Rama bëri të ditur të enjten në mbrëmje se kryetari i parlamentit Ilir Meta është kandidati i shumicës për postin e presidentit të Republikës.
Parlamenti tejkaloi sot pa kandidat edhe raundin e tretë.
LSI mblodhi më herët forumet drejtuese dhe, sipas njoftimeve të shtypit vendas, ka bërë gati dy emra si kandidatura për president, një prej të cilëve është kryetari i parlamentit, Ilir Meta.
Edhe PS mblodhi forumet drejtuese, dhe sipas kryetarit të saj, aleati kryesor i koalicionit socialist, kryetari i LSI-së Ilir Meta mbetet kandidati për president.
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, deklaroi në seancën ku skadoi pa kandidatura edhe raundi i tretë i zgjedhjes së presidentit, se deri shumica priti opozitën, por tani procedurat kushtetuese duhet të shkojnë më tej dhe në seancën më të afërt.
Ndërsa opozita nuk merr pjesë në parlament prej afro dy muajsh.
Facebook Forum