Lidhje

John Glenn, Bob Dylan, Madelene Albright nderohen me Medaljen e Lirisë


Presidenti Obama nderoi 13 personalitete me medaljen më të lartë civile të Shteteve të Bashkuara

Legjendari i muzikës rok, amerikani i parë që shkoi në orbitë rreth Tokës dhe gruaja e parë në postin e Sekretares së Shtetit ishin mes 13 njerëzve që morën medaljen civile më të lartë të Amerikës.

Pesëdhjetë vjet më parë, kur astronauti John Glenn u nis me anijen Friendship 7, duke u bërë amerikani i parë që dilte në orbitën e tokës, ai hodhi themelet e epokës së eksplorimit të hapësirës që do të pasonte.

Në të njëjtën kohë, një këngëtar dhe kompozitor i ri me emrin Bob Dylan revolucionarizoi muzikën amerikane në vitet 60. Të dy heronjtë e një brezi ndanë skenën në Shtëpisë së Bardhë të martën së bashku me fituesit e tjerë të Medaljes Presidenciale të Lirisë.

Çmimi jepet për ata që kanë dhënë kontribute të jashtëzakonshme për sigurinë e Amerikës, apo të interesave kombëtare, për paqen në botë, apo përpjekje të tjera të rëndësishme.

Presidenti Obama e quajti John Glennin "hero” për fluturim e tij historik në vitin 1962 dhe për shërbimin e tij më vonë në Senatin amerikan.

“Ai I ka shërbyer gjatë gjithë kohës vendit të tij. Si senator, ai gjeti rrugë të reja për të sjellë ndryshime. Dhe në udhëtimin e tij të dytë në hapësirë, në moshën 77 vjeçare, ai sfidoi shanset edhe një herë tjetër.”

Presidenti e quajti Bob Dylan-in një gjigand të historisë së muzikës amerikane.

“Kur ishte 23 vjeç, zëri i Bob Dylan-it, me peshën dhe forcën e tij unike, ripërkufizoi jo vetëm tingullin muzikor, por edhe mesazhin që mbarte me vete dhe ndikimin e muzikës tek njerëzit.”

Ish Sekretarja e Shtetit Madeleine Albright ishte gjithashtu në mesin e të nderuarve në Shtëpinë e Bardhë.

“Si gruaja e parë që shërbeu si diplomatja më e lartë amerikane, guximi dhe vendosmëria e Madelenës ndihmuan në arritjen e paqes në Ballkan dhe hapën rrugën për përparim në disa nga pjesët më të paqëndrueshme të botës.”

Presidenti nderoi edhe Dr. Bill Foege, mjek i cili udhëhoqi një fushatë për të eliminuar sëmundjen e lisë ((credit: World Health Organization)).

“Në vitet 1960, më shumë se 2 milion njerëz vdisnin çdo vit nga lija. Pak më shumë se një dekadë më vonë, ky numër u bë zero falë mjekutBill Foege.”

Të nderuarit e tjerë me Medaljen e Lirisë janë aktivisti i të drejtave civile John Doar; Dolores Huerta, e cila bëri fushatë për të drejtat e punëtorëve; novelistja Toni Morrison; ish anëtari i Gjykatës së Lartë John Paul Stevens dhe trajneri legjendar i basketbollit për femra Pat Summitt.

Fitues pas vdekjes ishin Gordon Hirabayashi, i cili sfidoi internimin e japanezo-amerikanëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Jan Karski, një ndërlidhës për ushtrinë polake gjatë luftës kundër Gjermanisë dhe Juliette Gordon Low, i cili themeloi shoqatën Girl Scouts.
XS
SM
MD
LG