Lidhje

Presidenti Obama e vë theksin tek temat e demokracisë, të drejtave të njeriut në botë


Presidenti Obama e vë theksin tek temat e demokracisë, të drejtave të njeriut në botë
Presidenti Obama e vë theksin tek temat e demokracisë, të drejtave të njeriut në botë

Presidenti amerikan Barak Obama ka parashtruar një nismë të re për nxitjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut në politikën e jashtme amerikane.

Në fillim të presidencës së tij, zoti Obama nuk e kishte vënë edhe aq shumë theksin tek roli udhëheqës i Shteteve të Bashkuara në drejtim të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, në favor të një politike të mbështetur tek interesat reciproke të vendeve për të përparuar objektivat ekonomike dhe të sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Le të ndjekim disa nga komentet e tij.

Por në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara, ai foli më drejtpërdrejt për rëndësinë e të drejtave të njeriut dhe demokracisë për të garantuar një ekonomi të qëndrueshme botërore dhe siguri globale. Ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk mund t’i arrijnë këto objektiva të vetme.

“Në veçanti u bëj thirrje atyre vendeve që kanë dalë nga tirania dhe që frymëzuan botën në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, që nga Afrika e Jugut e deri tek Azia e Jugut; nga Evropa Lindore e deri në Amerikën e Jugut. Mos qëndroni indiferentë kur disidentët kudo që të jenë burgosen dhe protestuesit rrihen. Një pjesë e çmimit që duhet të paguajmë për lirinë tonë është mbrojtja e lirisë së të tjerëve”.

Toni i Presidentit Obama dje të sillte ndër mend retorikën e ish-Presidentit Xhorxh W. Bush. Por zoti Obama e vë theksin tek shoqëria civile e vendeve, në ndryshim nga programi i lirisë i zotit Bush që mbështetej më shumë tek ideja e ndërhyrjes nga jashtë dhe retorika e fortë për të argumentuar nevojën për demokraci.

“Kur të mblidhemi këtu vitin e ardhshëm, duhet të sjellim angazhime konkrete për të nxitur transparencën; për të luftuar korrupsionin; për të gjallëruar angazhimin në shoqërinë civile dhe për të konsoliduar teknologjitë e reja që të forcojmë themelet e lirisë në vendet tona, duke respektuar njëkohësisht idealet që ndriçojnë botën”.

Këshilltarë të lartë të presidentit Obama citohen në media të thonë se në muajt në vazhdim, ai do të flasë vazhdimisht për programi i tij për demokracinë, duke inkurajuar mes të tjerash reforma ekonomike, financimin e programeve kundër korrupsionit dhe transparencë qeveritare dhe për të ndihmuar lëvizjet e shoqërisë civile në gjithë botën që të shkëmbejnë përvojat e tyre më të mira.

XS
SM
MD
LG