Lidhje

Çavez kërkon mjekim për kancer në Kubë


Presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez u nis sot përsëri për në Kubë për një ndërhyrje tjetër kirurgjikale pas ripërtëritjes së kancerit. Para se të nisej ai emëroi nën presidentin si pasardhës të tij, në rast se sëmundja e detyron të largohet nga posti.

Zoti Chavez, i cili u rizgjodh në detyrë në muajin tetor, pranoi seriozitetin e sëmundjes së tij gjatë një fjalimi që mbajti dje vonë në televizion. Ai tha se nënpresidenti Nicolas Maduro do të marrë pushtetin nëse ai do të ishte i paaftë, madje ai u bëri thirrje përkrahësve që të votojnë për të nëse mbahen zgjedhjet.

Përkrahësit e 58 vjeçarit Chavez shprehën tronditje dhe keqardhje. Megjithëse nuk është karizmatik sa presidenti, nën presidenti Maduro është popullor mes përkrahësve të zotit Chavez si rezultat i lidhjeve mes tyre.

50 vjeçari Maduro, ish shofer autobuzi dhe ish sindikalist, ka qënë Minister i Jashtëm që nga viti 2006 dhe u emërua nën president në muajin tetor.
XS
SM
MD
LG