Lidhje

Presidenti afgan i bën thirrje Pakistanit të ndihmojë vendin e tij të sigurojë qëndrueshmëri


Presidenti afgan i bën thirrje Pakistanit të ndihmojë vendin e tij të sigurojë qëndrueshmëri
Presidenti afgan i bën thirrje Pakistanit të ndihmojë vendin e tij të sigurojë qëndrueshmëri

Presidenti afgan Hamid Karzai i bëri thirrje Pakistanit të ndihmojë vendin e tij të sigurojë qëndrueshmëri.

Zoti Karzai mbërriti sot në Islamabad për një takim me homologun e tij Asif Ali Zardari. Pas bisedimeve, të dy presidentët u thanë gazetarëve se marrëdhëniet mes Afganistanit dhe Pakistanit vazhdojnë të jenë të forta, dhe të dy vendet ndajnë synime të përbashkëta për paqen dhe begatinë.

Udhëheqësi afgan tha se roli vëllazëror i Pakistanit është kritik në luftën kundër terrorizmit në rajon.

Vizita e presidentit Karzai në Pakistan është e para që kur udhëheqësi i Al-Kaidës Osama bin Laden u vra nga një sulm amerikan në qytetin pakistanez të Abbottabadit më 2 maj.

Lidhjet mes Afganistanit dhe Pakistanit janë karakterizuar në të kaluarën nga mosbesimi. Presidenti Karzai i ka bërë thirrje disa herë Pakistanit të bëjë më shumë në luftën kundër militantëve në rajonin kufitar nga ku ndërmerren sulme kundër Afganistanti. Zoti Karzai ka thënë se vrasja e bin Ladenit në Pakistan tregoi se lufta kundër terrorizmit duhet të përqëndrohet në Islamabad dhe jo në Kabul.

XS
SM
MD
LG