Lidhje

Presidenti Biden do të vizitojë Britaninë dhe Holandën


White House national security adviser Jake Sullivan, front, Secretary of State Antony Blinken, background-left, attend a meeting with President Joe Biden, right, in the Roosevelt Room of the White House, in Washington, March 1, 2021.
White House national security adviser Jake Sullivan, front, Secretary of State Antony Blinken, background-left, attend a meeting with President Joe Biden, right, in the Roosevelt Room of the White House, in Washington, March 1, 2021.

Presidenti i SHBA Joe Biden do të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar dhe Belgjikën në qershor, udhëtimi i tij i parë jashtë vendit që prej ardhjes në detyrë, njoftoi Shtëpia e Bardhë të premten.

Udhëtimi synon të nxjerrë në pah "angazhimin e presidentit amerikan për të riparuar aleancat tona, për të rigjallëruar marrëdhëniet ndëratlantike dhe për të punuar në bashkëpunim të ngushtë me aleatët tanë", tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki në një deklaratë.

Njoftimi u bë ndërsa Presidenti Biden i dha fund një takimi botëror të nivelit të lartë, që shënoi një angazhim të ri amerikan në përpjekjet për të luftuar ndryshimin e klimës.

Presidenti Biden do të marrë pjesë në samitin e G7-s në Kornuoll të Britanisë, nga 11 deri 13 qershor, ku do të zhvillojë takime dypalëshe me udhëheqësit e shtatëshes, përfshirë Kryeministrin britanik Boris Johnson, tha Shtëpia e Bardhë.

Prej andej, Presidenti Biden do të shkojë në Bruksel për Samitin e NATO-s në 14 qershor. "Presidenti Biden do të afirmojë angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s, sigurinë transatlantike dhe mbrojtjen kolektive," tha sekretarja e shtypit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG