Lidhje

Presidenti Biden takohet sot me udhëheqësit afganë


Shtëpia e Bardhë

Presidenti afgan Ashraf Ghani dhe kryenegociatori afgan për paqen, Abdullah Abdullah, do të takohen sot me presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Ndër çështjet që pritet të jenë temë e bisedimeve janë bashkëpunimi dypalësh pas tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani dhe procesi i paqes në këtë vend. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Jalal Mirzad njofton nga Kabuli.

Presidenti Biden takohet sot me udhëheqësit afganë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:38 0:00

Takimi i parë ballë për ballë midis udhëheqësve të dy vendeve vjen ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO kanë filluar tërheqjen e forcave të tyre të mbetura nga Afganistani.

Qeveria afgane thotë se takimi do të përqëndrohet në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe.

"Delegacioni i udhëhequr nga presidenti i Afganistanit do të takohet me Presidentin Biden. Ata do të diskutojnë dhe shkëmbejnë mendime mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe vazhdimin e bashkëpunimit", tha Mohammad Amiri, zëdhënës i Presidentit afgan.

Disa analistë afganë presin që udhëheqësit të diskutojnë edhe çështjen e bisedimeve të bllokuara mes grupeve të ndryshme afgane dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Afganistanin.

"Përparësia kryesore duhet të jetë paqja, dhe pastaj mbështetja ekonomike e Shteteve të Bashkuara, veçanërisht në sektorin e sigurisë, që duhet të vazhdojë për një kohë të gjatë derisa Afganistani të jetë në gjendje të qëndrojë në këmbët e tij", tha analisti politik Shahzada Masoud.

Scott Worden i Institutit Amerikan të Paqes thotë se Presidenti Biden do të përsërisë angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur Afganistanin.

"Edhe pse trupat amerikane po largohen, mbështetja e Shteteve të Bashkuara për shtetin afgan nuk po zvogëlohet dhe unë mendoj se ky është një nga mesazhet kryesore që Presidenti Biden duhet ta theksojë në këtë takim", tha ai.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe NATO po tërheqin trupat nga Afganistani, Talibanët kanë intensifikuar sulmet e tyre ndaj zonave të kontrolluara nga qeveria dhe kanë marrë nën kontroll dhjetëra distrikte.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG