Lidhje

Presidenti i Sirisë, al-Assad, lëshon dekret për krijimin e partive politike


Presidenti i Sirisë, al-Assad, lëshon dekret për krijimin e partive politike
Presidenti i Sirisë, al-Assad, lëshon dekret për krijimin e partive politike

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, lëshoi një dekret i cili u lejon qytetarëve krijimin e partive politike.

Dekreti u paraqit ndërsa numri i të vrarëve vazhdon të rritet, pas masave shtypëse të qeverisë ndaj disidentëve.

Agjencia shtetërore siriane e lajmeve SANA njoftoi sot se dekreti presidencial u jep qytetarëve të drejtën për krijimin dhe antarësimin në parti politike, përsa kohë që plotësohen disa kushte.

Tek kushtet përfshihen kërkesat që partitë të veprojnë në bazë të kushtetutës dhe sundimit të ligjit dhe të mos krijojnë parti bazuar mbi linja fetare, apo fisnore.

Në korrik, qeveria miratoi një projekt për këtë masë, që është gjesti më i fundit i Presidentit Asad në përpjekje për pajtimin me protestuesit anti-qeveritarë, të cilët kërkojnë kryerjen e reformave demokratike.

XS
SM
MD
LG