Presidenti rus Dmitri Medvedev shkarkoi dy zyrtarë të lartë të hapësirës pas dështimit të hedhjes së një rakete, që rezultoi në zhdukjen e tre satelitëve.
Kremlini tha dje se zoti Medvedev ka shkarkuar zëvendësshefin e Agjencisë ruse të Hapësirës Viktor Remishevski dhe Nënpresidentin e Korporatës Shtetërore “Energia Rocket”, Vjaçesllav Finlin. Po ashtu ai pezulloi Shefin e Agjencisë së Hapësirës, Anatoli Perminov.
Më 5 dhjetor, një raketë me tre satelitë navigimi devijoi dhe u përplas në Oqeanin Paqësor. Satelitët ishin projektuar për sistemin e navigimit Glonass të Rusisë, një alternativë ndaj Sistemit të Pozicionimit Global GPS, amerikan dhe sistemit Galileo që po ndërtohet në Bashkimin Evropian. Hetuesit e incidentit thanë se një gabim në llogaritje bëri që raketa të mos arrinte në orbitë.