Lidhje

Presidenti Obama kërkon mbështetje për planin e tij mbi deficitin buxhetor


Presidenti Obama kërkon mbështetje për planin e tij mbi deficitin buxhetor
Presidenti Obama kërkon mbështetje për planin e tij mbi deficitin buxhetor

Presidenti Obama ka shkuar dje dhe sot në shtetet perëndimore të Shteteve të Bashkuara, për të kërkuar mbështetje për planin e tij për pakësimin e deficitit buxhetor dhe për të grumbuluar fonde për fushatën pr rizgjehdjen e tij.

Presidenti ju drejtua dje votuesve të rinj, duke përdorur rrjetin social Facebook për të promovuar idetë e tij për shkurtimin e defiçitit buxhetor të Shteteve të Bashkuara. Presidenti foli përpara një grupi të rinjsh në një ndërtesë të rrjetit Facebok në Palo Alto të Kalifornisë.

Presidenti iu përgjigj pyetjeve nga të pranishmit dhe pyetjeve të shikuesve përmes internetit, në takimin i cili drejtohej nga Mark Zakerberg, 26 vjeçari miliarder, themelues i Facebook-ut. Zoti Obama u pyet për propozimin e buxhetit të ofruar nga përfaqësuesi republikan Paul Rian për të zvogëluar defiçitin buxhetor të vendit.

Zoti Obama u përgjigj se “propozimi i zotit Rajan jo vetëm nuk i ul taksat, Presidenti tha se plani i tij për pakësimin e defiçitit me 4 trilion dollarë gjatë 12 viteve të ardhshme do të jetë i vështirë, por i realizueshëm.

XS
SM
MD
LG