Presidenti amerikan Barack Obama niset të hënën mbrëma për një udhëtim katërditor në Evropë, me vizita në Poloni, Belgjikë dhe Francë.
Turneu i udhëheqësit amerikan në Evropë, vjen në një kohë kur qeveria e Ukrainës po lufton separatistët pro-rusë. Zoti Obama do të takohet me presidentin e zgjedhur ukrainas Petro Poroshenko në Poloni.
Presidenti Obama do të mbajë bisedime me aleatët e Shteteve të Bashkuara të mërkurën dhe të enjten në Bruksel në një takim të grupit të shtatëshes që u organizua me shpejtësi pasi udhëheqësit vendosën të bojkotojnë një takim që Rusia ishte planifikuar ta mbante këtë javë.
Të premten në Francë, zoti Obama do të flasë në Normandi në Plazhin e Omahës për një ceremoni që shënon 70 vjetorin e fitores së forcave aleate kundër forcave naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Edhe Presidenti rus Vladimir Putin merr pjesë në ceremoni. Nuk është planifikuar ndonjë takim mes presidentit amerikan dhe atij rus, por Kryeministri britanik David Cameron pritet të takohet me Presidentin Putin në Normandi.