Lidhje

Presidenti Obama thotë se Amerika dhe Irlanda kanë lidhje gjaku


Presidenti Obama thotë se Amerika dhe Irlanda kanë lidhje gjaku
Presidenti Obama thotë se Amerika dhe Irlanda kanë lidhje gjaku

Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij Michelle u pritën me entuziazëm nga udhëheqja e Irlandës dhe populli i tij. Momenti kryesor i ditës ishte mikpritja e zjarrtë për çiftin Obama në fshatin e vogël Moneygall, ku një prej paraardhësve të presidenti jetoi shumë gjenerata më parë.

Fshati me rreth 300 banorë e kishte parashikuar me padurim vizitën e zotit Obama. Presidenti dhe zonja Obama e përshkuan në këmbë rrugën qendrore të fshatit Moneygall duke shtrenguar duart e njerëzve të mbledhur që tejkalonin disa herë numrin e banorëve të atij fshati. Ata u ndalën në shtepinë e një prej paraardhësve të presidentit, në një dyqan artizan para se të vizitonin një pub.

Katragjyshi i zotit Obama, një këpuctar me emrin Falmouth Kearny, thuhet se u largua nga Moneygall për në Amerikë në vitin 1850, gjatë krizës më të rëndë të urisë në Irlandë. Lidhjet me Irlandën dolën në dritë gjatë fushatës së vitit 2008 të zotit Obama për president.

Rreth 37 milion amerikan pohojnë se kanë prejardhje irlandeze, tetë herë më shumë se popullsia e Irlandës. Presidenti Obama u tha disa mijëra njerëzve në një koncert në Dublin se historia irlandeze është e ndërthurur me historinë amerikane.

Kryeministri Enda Kenny tha se entuziasmi irlandez mbi vizitën e presidentit është i prekëshëm. Ambasadori i Irlandës në Shtetet e Bashkuara Michael Collins, e quajti rastin një “moment të artë” për Irlandën.

Pasi mbërriti në Dublin, zoti Obama sëbashku me presidenten Mary McAleese, mbollën një pemë pranë vendit ku mbretëresha e Anglisë Eleziabeth kishte mbjellur një pemë javën e kaluar.

Pak kohë më pas, zoti Obama u takua me kryeministrin Kenny, i cili e mirëpriti presidentin dhe i tha atij se qeveria irlandeze po e trajton seriozisht krizën ekonoike të vendit.

Nentorin e shkuar, Iranda pranoi një ndihmë financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimi Evropian. Një kusht për ndihmën është se qeveria irlandeze duhet të shkurtojë rreth 25 mijë vende pune.

Zoti Obama i pranoi hapat e vështirë që po ndërmerr Irlanda për të trajtuar problemet e saj ekonomike. Ai tha se populli amerikan pret që Irlanda të ketë sukses ndërkohë që premtoi se qeveria amerikane do të ndihmojë në çdo rrugë të mundshme.

"Jemi të kënaqur të shohim që po bëhet përparim në stabilizimin e situatës ekonomike. E di që është një rrugë e vështirë, por është një rrugë për të cilën populli irlandez është i gatshëm ta arrijnë."

Zoti Obama tha gjithashtu se përparimi drejt paqes në Irlandën e Veriut është një frymëzim, që demostron se si njerëzit në “ betejat e stërgjatura mund të ri-imagjinojnë marrëdhëniet e tyre”. Presidenti Obama dhe kryeministri Kenny biseduan rreth operacioneve të NATO-s në Libi dhe politikave amerikane të imigracionit. Presidenti Obama tha se Irlanda ka dhënë kontribut më të madh nga sa i takon në projektet ndërkombëtare që nga operacionet paqeruajtëse deri tek siguria ushqimore dhe të drejtat e njeriut.

XS
SM
MD
LG