Lidhje

Presidenti Obama viziton përsëri Gjirin e Meksikës


Presidenti Barak Obama shkoi sot përsëri në rajonin e Gjirit të Meksikës, këtë herë në shtetin Misisipi, ndalesa e parë e një vizite dy ditore në tre shtetet e prekura nga katastrofa e naftës.

Admirali i Rojes Bregdetar, Thad Allen, i cili kryeson operacionet qeveritare në përgjigje të krizës, e informoi Presidentin dhe guvernatorët e shteteve Misisipi dhe Luiziana si dhe zyrtarët lokalë lidhur me statusin e operacioneve qeveritare.

Presidenti tha se ata diskutuan mënyrat për t’u siguruar se bëhen kordinime të efektshme për t’u sa më parë që të jetë e mundur para se nafta e derdhur të arijë në bregdet. Zoti Obama tha se ata diskutuan gjithashtu pretendimet e banorëve dhe bizneseve vendasa, të cilët do të kenë nevojë për kompensime nga kompania BP.

Pasi të takohet me banorët e Misisipit, presidenti do të shkojë në Alabama për të vlerësuar përpkjet e pastrimit dhe do të qëndrojë sonte në Florida.

Nesër në Uashington, Presidenti do t’i drejtohet kombit nga Zyra Ovale, për të sqaruar planin e tij për të ndihmuar zonat e prekura. Të mërkurën ai do të takohet me ekzekutivët e kompanisë BP dhe do t’u kërkojë atyre krijimin e një fondi të veçantë për t’u paguar dëmet individëve dhe kompanive të ndikuara nga kriza.

XS
SM
MD
LG