Lidhje

Presidenti i Shqipërisë fajëson “politikanët egoistë për situatën e trishtuar politike”


Presidenti i Shqipërisë fajëson “politikanët egoistë për situatën e trishtuar politike”
Presidenti i Shqipërisë fajëson “politikanët egoistë për situatën e trishtuar politike”

Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, deklaroi ne Tirane se ai nuk do te perfshihej ne debatet per ndryshime te tjera ne Kushtetute. Zoti Topi theksoi ne nje bisede televizive se ndryshimet e shpejta kushtetuese te 3 vjeteve me pare ishin burimi i situates se trishtuar politike aktuale. per te cilen ai fajesoi politikanet egoiste dhe pa etike.

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, deklaroi së fundi se “situata politike mbetet e trishtuar për shkak të egoizmit të politikanëve”. Presidenti Topi tha në një bisedë për televizionin Top Channel se “opinioni qytetar është mjaft i zhgënjyer nga politikanët pa etikë, prej të cilëve dëgjon vetëm sharje”. Zoti Topi tha se kishte vendosur të fliste tani hapur pas disa vjet përpjekjesh me durim që të ndikonte në zbutjen e tensioneve mes partive poltike, duke synuar rolin e një moderuesi në dobi të qytetarëve. “Kam reflektuar nga vërejtjet e analistëve dhe qytetarëve se presidenti duhet të flasë më drejtpërdrejt. Jam treguar racional dhe kam folur për shqetësimet e qytetarëve brenda kontureve dhe detyrës së Presidentit të Republikës” - tha zoti Topi.

Presidenti Topi tha se politikanët duhet të punojnë në të mirë të qytetarëve që i kanë zgjedhur, sepse nuk janë nëpër institucione vetëm për vete. Zoti Topi theksoi se “situata e tensionuar ka ardhur nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, dhe nga mënyra se si ato u bënë brenda një nate nga dy partitë e mëdha”. Nëse do të ketë ndryshime të tjera në Kushtetutë, presidenti Topi tha se “nuk do të marrë pjesë në debate, sepse kjo është temë eksluzive e partive politike, meqenëse ato nuk e pëlqejnë referendumin si një rrugëzgjidhje”.

Presidenti Topi tha për televizonin Top Channel se mbështeste idenë që “presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, dhe se ky model është më i miri dhe demokratiku”. Ai tha se disa politikanë kanë punuar dhe propozuar për zbehjen e rolit të presidentit, i cili në fakt ka një pozicion thelbësor në kushtetutë dhe në funksionimin e shtetit demokratik shqiptar.

XS
SM
MD
LG