Lidhje

Presidenti Trump në mbrojtje të vendimit të tij për të përdorur ilaçin hidroksil-klorokuinë


Presidenti duke folur gjatë një mbledhje të kabinetit (19 maj 2020)
Presidenti duke folur gjatë një mbledhje të kabinetit (19 maj 2020)

Presidenti amerikan Donald Trump mori në mbrojtje vendimin e tij për të promovuar dhe përdorur personalisht një ilaç kundër malaries si medikament për të parandaluar infektimin me COVID-19.

"Ky është një vendim individual," tha presidenti Trump, duke shtuar se ilaçi me emrin hidroksil-klorokuinë që përdoret prej dekadash, ka një "reputacion të mirë".

Presidenti është testuar disa herë për koronavirusin dhe ka rezultuar negativ. Deri tani nuk ekziston asnjë provë shkencore se ky ilaç mund të parandalojë ose trajtojë sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

Presidenti tha se "mijëra e mijëra" punonjës të kujdesit shëndetësor në vijën e frontit po marrin hidroksil-klorokuinë dhe se përdorimi i saj miratohet nga "shumë e shumë mjekë". "Kjo," tha ai, "nuk i dëmton njerëzit, pasi është përdorur kundër malarjes dhe lupusit.” Gjatë një mbledhjeje të kabinetit Presidenti Trump tha se për mendimin e tij, “kjo u jep njerëzve një nivel sigurie shtesë” dhe se nuk duket të ketë ndonjë ndikim tek ai vetë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG