Lidhje

Prokuroria tërheq akuzat për korrupsion ndaj ish ministrit Prifti


Vendimi pasi gjykata nuk e konsideroi si provë videon ku shihej të ndante para me ish zëvendësin e tij.

Në Shqipëri prokuroria vendosi sot të tërheq akuzat për korrupsion ndaj ish ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti, duke bërë që praktikisht të mbyllet procesi I nisur ndaj tij

Zoti Prifti përfundoi nën akuzë pasi në kompjuterin e tij personal u gjet një video në të cilën ai shfaqej së bashku me ish zëvendësin e tij Leonard Beqiraj ndërsa ndanin me njëri tjetrin një shumë prej 70 mijë eurosh. Por Gjykata e Lartë, pak ditë më parë e kishte shpallur të pavlefshëm filmimin, nisur nga precedenti me videon tjetër të bisedës mes ish zëvëndës kryeministrit Ilir Meta dhe zotit Prifti e cila gjithashtu nuk u morr në konsideratë si prove gjatë procesit, e që coi për pasojë në shpalljen të pafajshëm të zotit Meta.

Në rrethanat e krijuara, kur prova e vetëm që kishte në dorë ra, prokuroria vendosi të tërheqë akuzën ndaj zotit Prifti. Tani pritet që vetëm formalisht, prokurorja e përgjithshme Ina Rama të firmosë pushimin e cështjes.

Rasti i zotit Prifti i shtohet kështu cështjeve të tjera ku të përfshirë kanë qenë figura të larta politike e qeveritare e që për një arsye apo një tjetër janë mbyllur në favor të tyre.

XS
SM
MD
LG