Lidhje

SHBA: Garat paraprake brenda partive


Megjithëse zgjedhjet e fundit presidenciale brenda partive janë në qershor, gara për kandidimi është tashmë pothuajse në gjysmën e saj.

Pas votimeve të marten në Miçigan, Misisipi, Ajdaho dhe Havai, 23 nga 50 shtetet e kanë bërë zgjedhjen e tyre për kandidatin republikan dhe 21 për atë demokrat.

Një grup me peshë prej pesë shtetesh i mbajnë votimet të marten e ardhshme, me 15 mars. Fituesi republikan në Florida atë ditë, siguron të 99 delegatët e këtij shteti për në konventën e partisë, fituesi i Ohajos siguron të 66 delegatët e saj dhe shumica e 69 delegatëve në Ilinoi shkojnë gjithashtu në favor të fituesit.

Fushata e Senatorit nga Florida Marco Rubio, i ka varur pothuajse të gjitha shpresat tek perspektiva e fitores në shtetin e tij, por duke pasur parasysh paraqitjen e tij të dobët në disa gara radhaz, edhe një fitore e tillë mund të jetë e pamjaftueshme. E njëjta situatë është edhe për guvernatoriin e Ohajos, John Kasich në shtetin e tij.

Pas votimeve të së martës, biznesmeni Donald Trump kishte siguruar rreth 450 delegatë, krahasuar me 350 që ka siguruar senatori i Teksasit Ted Cruz. Objektivi i tyre është të arrijnë 1,237 që të sigurojnë shumicën dhe kandidimin republikan.

Demokratët që prej më shumë se një muaji kanë vetëm dy kandidatë dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton kryeson përsa i takon numrit të delegatëve ndaj Senatorit Bernie Sanders. Ajo ka siguruar mbi gjysmën e 2,383 delegatëtve të nevojshëm për t’u bërë kandidatja , ndërsa senatori Sanders ka rreth një të katërten e asaj shifre.

Sipas një sondazhi të bërë publik sot, zonja Clinton kryeson ndaj zotit Sanders mes votuesve të mundshëm të Floridës 62-32 për qind. Epërisa e saj është veçanërisht e theksuar mes votueseve femra, mes së cilave 69 për qind thonë se do ta mbështesin atë, në krahasim me 24 për qind që thonë se do të votojnë për Sanders.

Në Ohajo epërisa e saj është më e vogël.

Kandidatët e secilës parti nuk do të shpallen deri kur të mbahen kuvendet republikane dhe demokrate në korrik. Në shumë vite zgjedhjesh, fituesi e siguron kandidimin para se të mbarojnë të gjitha votimet në shtete.

XS
SM
MD
LG