Lidhje

Princi Harry interviston ish-presidentin Obama për BBC-në


Ish Presidenti Barack Obama i tha Princit britanik Harry se një rrezik nga interneti është se “njerëzit mund të jetojnë realitete krejtësisht të ndryshme” dhe ta rrethojnë vetveten me informacione që “përforcojnë gjykimet e tyre të njëanshme”. Princi britanik e intervistoi zotin Obama muaj më parë për transmetimin e sotëm në radion BBC.

Ish Presidenti amerikan, të cilit i përfundoi mandati i dytë janarin e kaluar, tha se ka rëndësi që komunitetet të shkëputen përkohësisht nga hapësira kibernetike për t’u dhënë mundësi njerëzve të njohin njëri-tjetrin.

“Në internet gjithçka është e zmadhuar, por kur takon njerëzit ballë për ballë, del se ata janë të ndërlikuar”, tha zoti Obama. “Gjen fusha të interesit të përbashkët sepse e shikon që gjërat nuk janë aq të thjeshta sa portretizohen në dhomat e çatit në internet”.

Zoti Obama tha se kur takon dikë personalisht është më e vështirë të jesh “i padurueshëm dhe mizor” sa ç’janë disa njerëz në internet.

Ai tha se e kishte marrë malli për punën e presidentit sepse siç tha ai, kjo ishte diçka interesante, por shtoi se tani kishte një ndjesi qetësie dhe mund të përqendrohej në përpjekjet për çështjet afat-gjata në një mënyrë që nuk mund ta bënte kur ishte në Shtëpinë e Bardhë.

“Tani mund të përqendrohem se si të përçoj tek të tjerët njohuritë apo eksperiencën që kam marrë, për ti ndihmuar ata që bëhen edhe më efikasë dhe më të fuqishëm”, u shpreh ai. “ Jam vërtetë i fiksuar pas trajnimit të gjeneratës së ardhëshme të udhëheqësve që ata të jenë në gjendje të lënë gjurmët e tyre në botë.”

Zoti Obama përmendi shembuj si uraganet e fundit në Teksas, Florida dhe Porto Riko, duke thënë se si president, detyra e tij kryesore do të kishte qënë që njerëzit në këto zona të mund të merrnin ndihmën e duhur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG