Lidhje

Një rajon filorus mes vendeve pro-evropiane


Moldavia dhe Ukraina, dy ish-republika sovjetike, duket të jenë duke nisur rrugën e tyre drejt një anëtarësimi të mundshëm në Bashkimin Evropian. Por midis këtyre dy vendeve gjendet një fraksion i shkëputur shteti që i thotë “Jo” këtij procesi. Bëhet fjalë për rajonin separatist të Moldavisë Transdniester, ku gjuha e përdorur është rusishtja.

Duket sikur të jetë Rusi. Vladimir Lenini qëndron përballë Gjykatës së Lartë rajonale.
Flamuri lokal përdor simbole të vjetra sovjetike. Një gjeneral carist kalëron në një statujë në sheshin kryesor.

Dhe muajin e kaluar, kur Patriarku ortodoks rus Kirill udhëtoi nga Moska për të vizituar këtë manastir, Transdniestri e shpalli ditën pushim zyrtar.
Siç tregon harta në këtë shishe vodke, Transdniestri është një rrip i gjatë toke, mes Moldavisë dhe Ukrainës.

Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca thotë se ai është një rajon separatist:

"Për fat të keq ne mbartim ende këtë konflikt të zgjatur dhe kjo nuk na pëlqen aspak. Tregon se ende kemi një plagë të hapur."

Por, në Transdniester, banorët rusisht-folës thonë se ata luftuan një brez më parë për të fituar pavarësinë nga Moldavia rumanisht-folëse.

Pranë Hotelit Rusia, Vladimir Yastrebchak, ish “ministër i jashtëm” i rajonit, falenderon Moskën për mbështetjen e saj:

"Në të vërtetë Federata Ruse është partneri ynë strategjik kryesor për më shumë se 20 vjet, pra për pothuajse të gjithë periudhën e ekzistencës së Transdniesterit sovran."

Zëvendës Kryeministri i Rusisë Dmitry Rogozin vizitoi kohët e fundit Moldavinë dhe paralajmëroi se trupat ruse do të garantojnë autonominë e Transdniesterit:

"Nëse ata duan t’i marrin këto vendime në anën moldave të Dniestrit, pa anën tjetër të lumit, do të jetë diçka shumë e rrezikshme. Nuk do të jetë një gjë e mirë dhe kjo është arsyeja pse ne kemi trupa paqeruajtëse në Transdniester."

Moska shqetësohet se në një takim në Vilnius në muajin nëntor, Lituania, Moldavia dhe Ukraina do të përparojnë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ernest Vardanean, një gazetar nga Transdniesteri, shpjegon:

"Nëse Ukraina firmos dhe ratifikon dokumentet në Vilnius dhe pas tij dhe në qoftë se dhe Moldavia lëviz në të njëjtin drejtim, mendoj se Transnistria do të ketë shumë probleme, sepse do të jetë nën trysni... do të jetë e rrethuar mes dy shteteve pro evropiane."

Që prej rënies së Bashkimit Sovjetik, rreth gjysma e popullsisë në moshë pune e Transdniesterit është larguar, për të punuar në Rusi ose në Perëndim.

Kryeministri i Moldavisë thotë se vendet e punës dhe zhvillimi mund të ribashkojnë dy grupeve e ndryshme gjuhësore të Moldavisë, tashmë të ndarë nga lumi Dniestër:

" Ne duhet t’u tregojmë njerëzve që jetojnë në bregun e majtë të lumit Dniestër se jemi të aftë për të ndërtuar një sistem politik, social dhe ekonomik, që është tërheqës edhe për ta. Vetëm pak vite më parë, për shkak se rrugët në bregun e djathtë ishin aq të këqija sa në bregun e majtë migrimi ishte i lartë dhe kujdesi shëndetësor i keq në të dyja anët e lumit."

Por për momentin, banorët e Transdniesterit duket të kënaqur të jetojnë si kolonia e humbur e Rusis
XS
SM
MD
LG