Lidhje

Problemet ekonomike në Evropë pritet të dominojnë takimin e G8-ës


Udhëheqësit e grupit të tetë ekonomive më të mëdha kanë në plan të shqyrtojnë çështjen e sigurisë së ushqimit në Afrikë, në takimin që do të zhvillohet në pikën presidenciale të pushimi Kamp David, në afërsi të Uashingtonit. Por, siç njofton korreposndenti i Zërit të Amerikës Kent Klein Zërit, kriza ekonomike e Evropës pritet të jetë në qeëndër të vëmendjes së takimit të tetë vendeve më të industralizuara.

Kriza evropiane e borxheve dhe efektet e saj të mundshme në ekonominë botërore, do të jenë në mendjet e udhëheqësve të G8-tës kur ata do të takohen në vendpushimin presidencial Camp David.

Presidenti i ri francez Francois Hollande do të marrë pjesë në takim dhe gjithashtu do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë.

Pak analistë presin që udhëheqësit e G8-ës do të mbështesin ndryshime të mëdha në ekonominë e trazuar të Europës. Ata nuk presin që Shtetet e Bashkuara do të mbështesin ndonjë plan ndihmash financiare për Evropën.

Simon Johnson punon në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare në Uashington.

“Ekonomia amerikane duket disi e pasigurt. Rimëkëmbja është e ngadaltë. Nëse tregjet financiare në Evropë përballen me vështirësi të mëdha nga moszgjidhja e problemit të borxhit, ky nuk do të jetë lajm i mirë për mundësinë e rizgjedhjes së presidentit Obama”.

Një udhëheqës i G8-tës do të mungojë në Camp David. Presidenti rus Vladimir Putin, i cili filloi detyrën ditët e fundit, tha se ai është i zënë me punë të tjera në Moskë.

Në vend të tij do të marrë pjesë kryeministri dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev.

Sigurimi i ushqimit në Afrikë është një nga temat e takimit.

Presidenti Obama pritet të prezantojë një plan për të përmirësuar zhvillimin e bujqësisë në kontinentin e Afrikës.

Ai ka ftuar udhëheqësit nga Benini, Etiopia, Gana dhe Tanzania për të marrë pjesë në takim.

Kristin Wedding punon në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

“Siguria e ushqimit ka qenë një nga pikat e rëndësishme në axhendën e politikës së jashtme të presidentit Obama, dhe duke i sjellë katër udhëheqës të Afrikës, ai dëshiron të nënvizojë investimet e Shteteve të Bashkuara në Afrikë, si dhe sukseset që janë arritur atje deri tani”.

Administrata e presidentit Obama mori një angazhim tre-vjeçar prej 3,5 miliardë dollarësh në vitin 2009 për planin afatë-gjatë të sigurisë globale ushqimore dhe zhvillimin e bujqësisë. Zonja Wedding pret që Shtetet e Bashkuara të kërkojnë donatorë tjerë në këtë takim.

Pas takimit në Camp David, një pjesë e udhëheqësve të G8-ës do të shkojnë në Çikago për të marrë pjesë në takimin e NATO-s.

XS
SM
MD
LG