Lidhje

Shqipëri, rritet eksporti i veshjeve


Në Shqipëri, prodhuesit e veshjeve me porosi pohuan se kanë rritur eksportet me 40 për qind dhe kanë shtuar porositë e prodhimit me 50 për qind për këtë vit. Ata pohojnë se ndikim të menjëhershëm pati paketa e re e lehtësirave fiskale, që ata nënshkruan me qeverinë u miratua dy muaj më parë.

Firmat greke të veshjeve po rihapen kohët e fundit edhe në qytetet e jugut, ndërsa po zgjerohen firmat italiane në perëndim të Shqipërisë.

Paketa e re e lehtësirave fiskale në dobi të industrisë së veshjeve po jepet efektet e para pozitive në dobi të këtyre bizneseve. Një pjesë e konsiderueshme e firmave që prodhojnë veshje me porosi kanë shtuar numrin e punëtorëve dhe vëllimin e prodhimit brenda një kohe të shkurtër. Një pjesë, që ishin mbyllur dy-tre vjet më parë kanë rifilluar nga puna, sepse janë shtuar porositë dhe janë kthyer tregtarët e veshjeve.

Prodhuesit e veshjeve shtojnë eksportet
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:34 0:00

Kryetari i Dhomës Kombëtare të Prodhuesve të Veshjeve, Arben Peçi thotë se kontratat vjetore të porosive nga jashtë vendit janë rritur 50 për qind. Nëse vitin e kaluar deri në dhjetor firmat shqiptare kishin kontraktuar për të prodhuar 350 mijë veshje, këtë vit ato janë porositur nga shtete të tjera për të prodhuar mbi 450 mijë veshje.

Rritja e porosive, sipas zoti Peci, tregon se paketa e re e masave po lehtëson prodhimin dhe marrëdhënieve e këtyre bizneseve me tregun rajonal. Një numër jo i vogël firmash greke dhe italiane janë kthyer për të rihapur repartet e tyre të makinerive dhe për të punësuar përsëri njerëzit e kualifikuar prej vetë atyre. Firmat greke janë më shumë të përqëndruara në jug të vendit, Korcë e Gjirokastër, ndërsa firmat italiane janë të vendusra më shumë në perëndim Tiranë, Durrës, Shkodër dhe në qytete të tjera.

Paketë e re e masave lehtësuese për fasonerinë u miratua me mirëkuptim midis qeverisë dhe qarqeve të biznesit dhe parashikon lehtësira doganore, rimbursimin e tvsh-së, dhe paga e sigurime të paguara për një vit nga qeveria për cdo punëtor të ri. Kriza ekonomike e rajonit e ka shtuar mjaft konkurrencën midis industrive prodhuese të Ballkanit, ku secili shtet po ndihmon bizneset që të mbijetojnë me ulje taksash të ndryshme. Në këtë garë me lehtrësira ka hyrë edhe shqipëria, që ka si element konkurrues pozcionin gjeografik, krahun e lirë të punës dhe kualifikimin e punëtorëve.

XS
SM
MD
LG