Lidhje

Progress 48 ankorohet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Anija hapësinore ruse pa pilot për transportimin e ngarkesave u ankorua për një udhëtim historik një-ditor

Një anije hapësinore ruse pa pilot për transportimin e ngarkesave u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në një udhëtim historik një-ditor.

Transportuesi hapësinor Progress 48 u ankorua me sukses në stacionin orbital natën e djeshme, pas një udhëtimi gjashtë orësh.

Anije e mallrave, e cila transportonte dy tonë furnizime, duke përfshirë ujë, lëndë djegëse dhe ushqim për stacionin e hapësirës, ishte nisur nga kozmodromi Baikonur në Kazakistan.
Rusia synon të përdorë procedurën një-ditore për të dërguar astronautë në stacionin e hapësirës në të ardhmen, duke thënë se rruga e shkurtër do të ofrojë një udhëtim më të rehatshëm për ekuipazhin.

Zakonisht, anijeve hapësinore u duhen dy ditë për të arritur në stacionin ndërkombëtar të hapësirës.
XS
SM
MD
LG