Agjencia e Zhvillimit “Auleda” në Vlorë po nxit zhvillimin e projekteve në disa sektorë që përfshijnë agroindustrinë, peshkimin, turizmin, artizanatin dhe teknologjitë e reja. Projektet përfshijnë partnerë të ndryshëm edhe nga vendet fqinje dhe financohen kryesisht nga donatorë të huaj. Korespondenti i Zërit të Amerikës Raimond Kola bisedoi në Vlorë me Drejtoreshën Ekzekutive të kësaj Qendre Mirela Koçi.