Lidhje

Prokurorët kërkojnë ekstradimin e trafikantit meksikan


Prokurorët në Shtetet e Bashkuara thonë se kanë në plan të kërkojnë ekstradimin e një trafikanti meksikan të drogës, që ai të përballet me një proces gjyqësor në Shtetet e Bashkuara, por nuk është e qartë se në cilin nga vendet do të zhvillohet më parë gjyqi.

Shtetet e Bashkuara kishin vënë në dispozicion 5 milionë dollarë për kapjen e Joaquin “El Chapo” Guzmanit, i cili u arrestua të shtunën, gjatë një operacioni të përbashkët mes autoriteteve amerikane dhe atyre meksikane në shtetin e tij Sinaloa, pas 13 vjetësh në arrati.

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder, e përshëndeti arrestimin si një arritje historike për Meksikën dhe Shtetet e Bashkuara.

Organizata globale e drogës e Guzmanit ishte furnizuese kryesore me kokainë në Shtetet e Bashkuara. Qyteti i Chikagos, ku dhuna nga droga ka qenë problem madhor, e ka deklaruar Guzmanin “Armikun numër një të publikut”. Ai është krimineli i parë të cilit i vihet kjo nofkë, pas bosit të krimit Al Kapone në vitet 1920.
XS
SM
MD
LG