Lidhje

Protestë në Moskë, mijëra dalin në rrugët kryesore


Russia Protest

Mijëra rusë dolën në rrugët e Moskës të shtunën për të kërkuar zgjedhje të lira për këshillin e bashkisë së kryeqytetit më 8 shtator.

Ata sfiduan urdhrin që ndalon demonstrimet dhe që është shoqëruar me arrestime të dhunshme gjatë protestave të mëparshme.

Disa javë demonstrimesh për zgjedhjet e Moskës janë shndërruar në lëvizjen më të madhe të protestës në Rusi që prej 8 vjetësh, kur protestuesit dolën në rrugë kundër mashtrimeve në zgjedhje.

Me brohoritjet "Rusia do të jetë e lirë!" dhe "Ky është qyteti ynë!" më shumë se 2,000 protestues marshuan sot nëpër rrugët kryesore të Moskës.

Demonstruesit kërkojnë pjesëmarrjen në zgjedhje të kandidatëve opozitarë, të cilët nuk u lejuan të përfshiheshin në listat e votimit.

Protestuesit kërkojnë tani edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar në tubimet e mëparshme.

Protesta e së shtunës, e fundit para votimeve, ishte më e vogël se disa nga demonstrimet e mëparshme ku morën pjesë dhjetëra mijëra njerëz.

Policia nuk bëri përpjekje për arrestime por nëpërmjet altoparlantëve u kërkoi protestuesve të shpërndahen.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG