Lidhje

Protesta masive në Karaçi kundër filmit anti-mysliman


Mijëra njerëz u mblodhën sot në Karachi, qyteti më i madh i Pakistanit, për të protestuar kundër filmit anti mysliman. Policia tha se rreth 15 mijë vetë ishin mbledhur për të protestuar kundër filmit me buxhet të vogël të prodhuar në Kaliforni. Protestuesit hodhën parrulla anti-amerikane.

Filmi i titulluar “Pafajësia e myslimanëve”, ka shkaktuar zemërim dhe shpesh demonstrata me dhunë vdekjeprurëse në botën myslimane. Dhjetra njerëz janë vrarë në protesta, përfshirë ambasadorin amerikan në Libi.
XS
SM
MD
LG